14 Maj, 2018 - 12:00 pm
Këtë sezon përgjatë gjithë bregdetit turistik do të ketë festa kulinarie dhe të traditës për t’u demonstruar turistëve mikpritjen shqiptare.
Nga qendra e Ksamilit, ku me Festën e Midhjes është ngritur sipari i sezonit turistik, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se festat e traditës do të shtrihen përgjatë gjithë sezonit turistik për t’u dhënë mundësi turistëve që krahas natyrës, ata të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare.
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit shtoi se shumë shpejt do të fillojë edhe projekti “Smile Albania” për t’u ofruar turistëve të huaj, 1 mijë arsye për të buzëqeshur dhe rikthyer në Shqipëri.
Ministri Klosi tha se, ky sezon do të shënojë rritje të numrit të turistëve, çfarë do të thotë më shumë përgjegjësi për institucionet, por edhe bizneset./Ata