23 Qershor, 2018 - 11:30 pm
Shtëpia botërore e futbollit do të hetojë mënyrën e festimit të golave nga ana e futbollistëve kosovarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurë disiplinore kundër futbollistëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi”, thuhet në një njoftim të FIFA-s, raporton KTV.
Masa disiplinore do të ketë edhe kundër Federatës Serbe të Futbollit për problemet me tifozë dhe vendosje të mesazheve politike dhe fyese nga ana e tifozëve serbë.
Për më tepër, një hetim fillestar ka nisur edhe kundër trajnerit serb, Mladen Krstajiq për deklaratat e dhëna pas ndeshjes.