5 Tetor, 2018 - 8:53 pm
Kanë filluar punimet për renovimin e shtëpisë së familjes Safqi, në Qendrën Historike, afër Tregut të Gjelbër, shkruan KultPlus.
Kjo shtëpi është në listën e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, dhe është një nga shtëpitë e rralla tipike të fundshekullit XIX që ruan një pjesë të tiparave të banimit urban të periudhës otomane./ KultPlus.com