Fillon festivali ‘Za Fest’, promovohen vlerat kulturore në Shkodër

30 Korrik, 2021 - 7:56 pm

Za Fest nisi dje edicionin e tij të pestë në Shkodër. Festivali synon të bëhet një festival që ka brenda tij shumë estetika të artit, jo vetëm këngën, poezinë, legjendat etj., por edhe baletin kontemporan, teatrin, filmin e gjithashtu synon të ndihmojë turizmin.

Duke u vendosur rreth rrafshit të Shkodrës, Zâ Fest kërkon të zhvillojë më shumë aktivitetet e tij në veri të Shqipërisë duke pasur parasysh që kjo zonë ka më shumë nevojë për zhvillim.

Drejtori Artistik Festivalit Vlashent Sata në edicionin e 5 deklaroi, se bërthamë e festivalit do jetë Shkodra, por ai tregoi edhe misionin shtegtarë edhe jashtë Shqipërisë

Tenori me famë ndërkombëtare Josif Gjipali, i cili këtë herë është bë pjesë e Za fest, me këngët  shqiptare dhe të huaja ndaluar në diktaturë, i jep mbështetje Satës për zhvillimin në djep të kulturës të këtij aktiviteti.

Ndërsa koreografi Gentian Doda, frymëzuar nga folku,  ka realizuar një  pjesë baleti interesante.

Arben Bajraktaraj, thotë se në logun e burrave do të  ketë një vëmendje për rrëfimin si gjini në zhdukje

Gjatë tre ditëve të festivalit do të ketë një ndërthurje aktivitetesh, por qëllimi kryesor do jetë arti  mirëfilltë.

Prej ditës së djeshme, në Shirokë, sot 30 Korrik në Gjuhadol dhe nesër 31 Korrik tek Kalaja e Rozafës, Za Fest do të sjell një numër të madh artistësh si Shpat Deda, Josif Gjipani, Ekland Hasa, Gjon`s Tears, Gentian Doda, Vlashent Sata, Gipsy Barcelona Balkan Orchestra etj.

“Zâ-Fest” bën bashkë artistë shqiptarë në Diasporë dhe trojet shqiptare. Ndaj ky aktivitet realizohet edhe me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Drejtoresha Ekzekutive e AKD, Sonila Hysi dhe Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ishin prezent në hapjen e edicionit të pestë të “Zâ-Fest”, në mbështetje dhe promovimit të vlerave kulturore. /dsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme