Fillon punëtoria “Heritage Lab”, 33 studentë bëhen pjesë e saj

12 Tetor, 2018 - 9:00 am

Nga data 10 deri më 22 tetor, 33 studentë të fushave të ndryshme si arkitektura, sociologjia, arti, antropologjia dhe etnologjia, janë mbledhur në fshatin Letnicë për t’u bërë pjesë e punëtorisë “Heritage Lab”, të organizuar nga CHwB Kosova.

Siç njofton komunikata e tyre, punëtoria “Heritage Lab” do të ofrojë hapësirë alternative për mësim ekstra kurrikular ku përmes një bashkëdyzimi të teorisë dhe praktikës, studentët do të mësojnë më shumë rreth konzervimit, revitalizimit dhe interpetimit të trashëgimisë kulturore.

Kësaj here punëtoria do të zhvillohet në fshatin Letnicë, një vend unik me një histori të vjetër 700 vjeçare dhe i shquar me një trashëgimi të pasur kulturore dhe natyrore.

Përgjatë 12 ditëve studentët do të ndjekin ligjërata nga profesorë të ndryshëm lokal dhe ndërkombëtarë të cilët do të ligjërojnë mbi teoritë rreth temave të përzgjedhura, dhe në të njëjtën kohë do të bëjnë punë praktike e cila do të mbikqyret nga koordinatorët e secilit grup.

Puna praktike në fushën e konzervimit dhe revitalizimit do të realizohet në hapësirat e monumentit “Mulliri i Frrok Dokiqit”, ndërsa ‘Storytelling’ dhe signage do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të fshatit./ KultPlus.com

Të ngjajshme