27 Shkurt, 2020 - 1:18 pm
Pas vlerësimeve të bëra nga zyrtar të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kanë filluar të zbatohen punimet për ndërhyrje restauruese – konservuese në shtëpinë e familjes Koci. Kjo ndertese gjendet brenda Qendres Historike te Prizrenit, respektivisht ne lagjen e Potokmahalles te qytetit te Prizrenit.
Bazuar në stilin arkitektonik, teknikës dhe materialit të ndërtimit, monumenti në fjalë konsiderohet të jetë ndërtuar në shekullin XIX, dhe i perket shtepive me zgjidhje të veqantë e nderuar në kat, e cila ka sherbyer dhe akoma shërben për banim. Formësimi hapësinor, proporcionet, organizimi i brendshëm, elementet e enterierit, trajtimi i fasadës me elemente dhe daljet në formë erkeri paraqesin tiparet kryesore artistike të kësaj ndërtese. Në kuadër të parcelës së familjes Koci gjendet shtëpia, oborri dhe nyja sanitare.
Kjo ndërtesë i është nështruar procesit të restaurimit dhe konservimit në kuadër të zbatimit të programit masat preventive- intervenimet emergjente, financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com