Fisi i Gashit dhe legjenda për epitetin e tij

16 Korrik, 2023 - 7:00 pm

“Menja e Gashit, syni i Krasniqës, inati i Berishës, trimnia e Kelmenit, gjarpnia e Thaçit” është një shprehje e cila mendohet që i përkufizon karakteristikat themelore, për secilin nga fiset e mësipërme, shkruan KultPlus.

Në librin e tij, ‘Fiset Shqiptare’, albanologu dhe miku i madh i shqiptarëve, Robert Elsie, ka përfshirë prejardhjen, shpërndarjen dhe jetesën e të gjitha fiseve shqiptare. Pesë fiset që u përmendën më lartë, janë ndër fiset kryesore që u shtrinë nga skaji i veriut të Shqipërisë për t’u zgjeruar më pas në të gjithë Kosovën. 

Fisi i Gashit- (Menja e Gashit)

Gashi është një mbiemër shumë i përhapur, veçanërisht në Kosovë, ku ka vendbanime të gashëve në Prishtinë dhe rreth e rrotull Prishtinës (veçanërisht në Mramor), rreth Gjilanit, Klinës dhe Ferizajt. Megjithëse, mendohet se Gashi ka qenë fisi i parë në rajonin e Tropojës, para ardhjes së fisit Krasniqë. Fisi Gashi, konsiderohet si një fis i mençur dhe i urtë. Shpesh ftoheshin në tryeza për të zgjidhur probleme e mosmarrëveshje me urtësinë e tyre./KultPlus.com

Të ngjajshme