25 Tetor, 2018 - 9:41 pm
Fisnik Ismaili dhe NewBorn kanë shënuar historinë e Kosovës, dhe për këtë shumë vite me radhë kanë marrë vëmendjen nga mediat kryesore të botës.
New York Times së fundmi i ka kushtuar një profil Fisnik Ismailit.
Skulptura e njohur në mes të Prishtinës, e cila për pesë vitet e para nuk u pastrua, është e veçantë dhe tregon sfidën e Kosovës për tu bërë shtet.
Ismaili është shkolluar në Londër ndërsa më pas u bashkua forcave të UÇK-së në fund të viteve 90-të.
150 mijë njerëz e nënshkruan veten tek NewBorn natën që u zbulua.
“Në atë moment, të gjithë kishim shpresë. Nuk e keni idenë, të gjithë ishin duke qarë” tregon Ismaili, edhepse e pranon që kjo ndjenjë nuk zgjati shumë.
New York Times tregon se si NEWBORN në qendër të Prishtinës është zbukuruar gjithmonë duke përkuar me realitetin e Kosovës. Në vitin 2016-të, NEWBORN u bë me grila, për të treguar problemin e vizave dhe lëvizjes së lirë të shqiptarëve.
“Sa herë e pikturoj Newborn, dua të jap një mesazh” tregon Fisniku. Ai ka dashur që një skulpturë e tillë të ketë mesazh politik.
Twitteri i tij fillon me fjalën arrogant, tregon New York Times. Në tekst tregohet se babai i tij ishte drejtor i Bankës Qendrore në Kosovë dhe kryetar i Klubit të Futbollit në Prishtinë. / KultPlus.com