11 Prill, 2019 - 11:00 pm
Legjendat thonë se kur ndodhej në shtratin e vdekjes, Leka i Madh thirri gjeneralët e tij dhe u tha tre porositë e mëposhtme:
1. Mjekët më të mirë duhet t’i mbanin arkivolin;
2. Pasuria që kishte grumbulluar (para, ar, gurë të çmuar) duhet të shpërndahej përgjatë rrugës për në varreza;
3. Duart e tij duhet të liheshin varur jashtë arkivolit që t’i shihnin të gjithë.
Një nga gjeneralët, i befasuar nga këto kërkesa të pazakonta i kërkoi Aleksandrit që t‘ia shpjegonte. Përgjigja që merr, sipas legjendës, ishte:
1. Dua mjekët më të mirë për të mbajtur arkivolin tim, që të tregoj se, në fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për të shëruar.
2. Dua rrugën të jetë e mbuluar me thesarin tim, që të gjithë ta shohin se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, qëndron në tokë.
3. Dua duart e mia të lëkunden nga era, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se kemi ardhur në këtë botë me duar bosh dhe e kemi lënë këtë botë duarbosh, pasi thesarin më i çmuar nga të gjithë është konsumuar. Ai është koha…/telegrafi/ KultPlus.com