Fjalimi i fuqishëm i Çitakut në OKB: Kosova është shtet i të rinjve, i Majlinda Kelmendit e Distria Krasniqit

14 Nëntor, 2018 - 8:54 pm

Në Këshillin e Sigurimit po diskutohet për raportin tre mujor mbi gjendjen në Kosovë.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku foli për luftën në Kosovë si dhe gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.

Çitaku përmendi realitetin e luftës, të 20 mijë grave të dhunuara si dhe mijëra të tjerëve të vrarë.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova u bë arenë e luftës. Më shumë se një milionë kosovarë u nxorën jashtë vendit, e gjithë kjo si pjesë e spastrimit etnik që ndodhi. 20 mijë gra u dhënuan e dhjetëra mira u vranë. Këto nuk harrohen lehtë, sidomos kur Serbia refuzon të marr përgjegjësinë për to. Nuk ka pasur përgjegjësi morale në këtë luftë. Ka pasur pushtues dhe të pushtuar. Dhe të gjithë ishin e dijnë se kush ishte pushtues e të pushtuar”, ka thënë ajo.

Ajo vazhdoi fjalimin e saj duke thënë se Kosova ka ndryshuar.

Sipas saj Kosova është shtet i të rinjëve, Majlinda Kelmendit e Distria Krasniqi.

“Ne nuk jemi viktima të ditës së djeshme, jemi kampionë të ditës së sotme. Si kosovarë nuk do të lejojmë që e kaluara të na definojmë. Jemi shteti i Majlindës i Distrias dhe femrave që e kanë ngritur Kosovën duke u mbështetur vetëm në aftësitë e veta. Jemi Republikë e re e cila është njohur nga shumica e shteteve të botës. Jemi të vendosur për të bërë çdo përpjekje të mundshme, dhe të mos lejojmë fqinjin verior të na i minojë përpjekjet tona”,

Çitaku foli edhe për vizitën e presidentit Thaçi në Ujman, çështje për të cilën parprakisht u ankua ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“Presidenti i Kosovës mund të vizitojë çdo pjesë të Kosovës pa kërkuar leje nga askush. Atë ditë nuk ka ndodhur asnjë incident. Incidenti fatkeqsisht ndodhi ditën tjetër kur pronari i lokalit u sulmua me bombë nga strukturat paralele në veri”.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA foli edhe për UNMIK-un, për të cilin tha se është një mission që bazohet në një realitet të kaluar dhe jo në rrethana aktuale.

“UNMIK-u nuk është më mission paqeruajtës dhe administrative. Ilustrim për këtë është vetë Rezoluta 1244, ku i referohet një realiteti alternative një realiteti që nuk ekziston më”, tha ai.

“Kosova është e pavarur dhe do të jetë tash e përgjithmonë. Këto sesione nuk i ndihmojnë paqes dhe dialogut. Kjo tryezë është shndruar në një teatër, është keqpërdorur për të ndikuar në popullatat e vendit tonë”, shtoi ajo.

Ndërkaq më herët, ministri i Jashtëm serb në fjalimin e tij u ankua për vizitën e presidentit Thaçi në Ujman, vrasjen e Ivanoviqit dhe njohjet. /KultPlus.com

Të ngjajshme