17 Janar, 2023 - 6:54 pm
Sot bëhen 555 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Në këtë datë të veçantë për historinë shqiptare, ka reaguar edhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka e cila është shprehur të jetë e lumtur për numrin e lartë të gajtanëve të zi në veshjet shqiptare, që sipas saj, janë shtuar në shenjë zie të përjetshme pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, përcjell KultPlus.
“Rrallë ka ndodhur, a ndoshta kurrë,
në të botës histori,
t’mbash për njeriun
si për hyjni,
555 vjet zi…
Ja dëshmia, gajtanët e zinj në veshjet shqiptare, që u shtuan në shenjë zie të përjetshme pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderberbeut”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale. / KultPlus.com