14 Dhjetor, 2018 - 2:49 pm
Forcat e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të kthehen në Ushtri të Kosovës. Shteti 10 vjeçar më në fund po bëhet me Ushtrinë e vet.
Sot më shumë se kurrë duhet kujtuar gratë e burrat që i dhanë shumë Kosovës dhe këtij hapi të madh shtetëror.
Kaltrina Azizi është lejtnantja e parë me origjinë shqiptare në Forcat e Infanterisë Zvicerane.
Kaltrina Azizi me prejardhje nga Gjilani është një tjetër vajzë shqiptare nga Kosova e cila vjen me suksesin e radhës.
Kaltrina është lindur në Bernë. Ajo ka ndjekur me shumë sukses shkollën e oficierëve në ushtrinë zvicerane në njërën nga disciplinat që kërkon forcë fizike dhe psiqike dhe kategorizohet si një nga disciplinat më të vështira.
Kaltrina Azizi ka përfunduar me sukses të lartë këtë sfidë duke u graduar, nga koloneli Oberi Gst Roduner, me titullin Ofizer Leutnant dhe është bërë kështu pjesë e korit të oficerëve zviceran si Ofizerja-Leutnant e parë e Infanterisë.
E ftuar në cermoninë e gradimit të saj ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvizër – Nazane Breca. / KultPlus.com