24 Tetor, 2018 - 4:35 pm
Fotografi Donald Niebyl ka shëtitur nëpër Ballkanin dikur të copëtuar nga luftërat, për të dokumentuar objektet e njohura e të veçanta që kujtojnë heronjtë e luftërave.
SPOMENIK u ndërtuan në kohën e Titos në Jugosllavi për të festuar fitoren e trupave jugosllave në Luftën e Dytë Botërore.
The Guardian, prestigjiozja angleze, i ka kushtuar një kolazh të veçantë fotografive nga një libër i fundit që Niebyl ka botuar pikërisht duke sjellë në fokus SPOMENIK.
Në këtë galeri është edhe fotografia nga Mitrovica.
Po e sjellim këtu një pjesë të galerisë të cilët sot The Guardian ia servoi lexuesve në mbarë botën, me objekte e monumente që duken gati futuristike për kohën në të cilën jetojmë. / KultPlus.com