Fotografia e rrallë e aktorit shqiptar Aleksandër Moisiu, kartolinë në Gjermani (FOTO)

20 Gusht, 2024 - 9:54 am

Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, kohë më parë ishte bërë kartolinë në Gjermani.

Në këtë fotografi Moisiu shfaqet me nënën e tij, Amalia Rada.

Ka qenë ministri i Diasporës, Pandeli Majko që e pati publikuar kartolinën gjermane nga Verlag Hermann Leiser, Berlin-Wilm.

Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Ai e nisi karrierën në Vjenë, Austri, ku edhe filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik.

Aktori i madh shqiptar interpretoi në rolet më të spikatura të asaj kohe si “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “The alive Cadaver” në Berlin në 1922-in. Aleksandër Moisiu vazhdoi të aktrojë edhe në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspirane “Romeo dhe Xhulieta” në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese. /KultPlus.com

Të ngjajshme