Franca ndalon përdorimin e telefonave për të gjithë fëmijët nën moshën 15 vjeçare në shkolla

15 Nëntor, 2018 - 9:00 am

Që nga e hëna në shkollat e Francës fëmijëve nën moshën 15 vjeçare nuk do t’u lejohet që të përdorin telefonat në asnjë periudhë kohore gjatë qëndrimit në shkollë, falë një ligji të ri në këtë shtet.

Kjo ndalesë, e bërë pas një fushate nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron, do të prekë shkollat fillore e të mesme në të gjithë shtetin, tansmeton Koha.net.

Ky ligj i ri ndalon të gjitha llojet e smartfonave, tabletëve e orëve të mençura.

Edhe pse ndalimi i telefonave celularë gjatë orëve mësimore është në funksion që nga 2010-ta, tani me ligjin e ri ndalohen edhe gjatë pauzave të shkurta e kohës së ngrënies.

Shkollat do të jenë të lira që vetë të zgjedhin implementim e ndalesës për nxënësit nën moshën 15 vjeçare, e gjithashtu të ketë përjashtime për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Të ngjajshme