18 Mars, 2018 - 10:23 am
Televizioni Francez “France 24” i ka kushtuar një kronikë Kosovës në shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së saj, siç thuhet aty, një shteti që ende nuk është rikuperuar nga lufta e fundit e viteve 1998-1999.
Në kronikën e titulluar “Dhimbjet në rritje të Kosovës”, Kosova si një vend që para pak ditësh festoi 10 vjetorin e Pavarësisë, cilësohet si një shtet që ende nuk është rikuperuar nga lufta e fundit në Kosovë, luftë kjo që çoi në shpalljen e Pavarësisë.
“Sot, me një varfëri të përhapur, papunësi të lartë, korrupsion endemik dhe një eksod masiv të popullsisë, Kosova po çalon në ndërtimin e një të ardhme më të mirë të shtetit”, thuhet në këtë kronikë, shkruan lajmi.net.
“10 vjet Pavarësi, dhe popullsia e Kosovës po largohet në masë të madhe nga shteti, duke minuar kështu shanset për zhvillim të kurdohershëm”, përfundohet në këtë kronika.
Për Kosovën, ashtu si “France 24” kanë shkruar edhe media të tjera të njohura, duke e cilësuar si një vend i cili ende po përballet me pasoja të mëdha nga lufta e fundit në Kosovë, edhe 10 vjet pas shpalljes së Pavarësisë./ KultPlus.com