6 Qershor, 2018 - 8:03 pm
KultPlus ju sjellë një fotografi të fragmentit të marrë nga statuja ‘Zoja Rruzare’ e cila po ekspozohet tek Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult.
Kjo fytyrë e bukur i takon ‘Zoja Rruzare’ tek Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult. Ky fragment i një statuje më të madhe mbijetoi sepse një familje lokale e fshehu nga regjimi komunist i Shqipërisë.
Interpretimi funksionon si një dritare për njerëzimin. Çdo objekt ose pjesë e një objekti hap një histori njerëzore për ne. Këtu, historia është ajo e bukurisë, humbjes dhe rimëkëmbjes, e thënë përmes një fragmenti të një fytyre njerëzore.
Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult është një muze që pasqyron kujtimet, historinë, objektet e rralla të kultit, të ruajtura me fanatizëm, ndër vite, gjithçka e konceptuar si një promovim që i bëhet shtysës shpirtërore përmes materialeve artistike dhe personale./ KultPlus.com