17 Prill, 2019 - 5:30 pm
Shkrimtari i njohur Gazmend Kapllani, që sot jep mësim në Boston, Massachusetts, sjell dy foto, njëra që përkon me realitetin dhe tjetra e censuruar nga diktatori Hoxha. Sikur mund ta shihni Enver Hoxha i kishte prerë të gjitha kokat dhe në foto ka lënë vetëm veten e tij. Ja si shkruan më poshtë Prof.Kapllani:
“Ne se shihni keto dy foto (origjinalen e Marubit dhe tjetren qe shperndante propoganda e Qofte Largut, pasi zhduku nga foto dhe nga jeta te gjithe njerezit rreth e rrotull), do kuptoni pse Shqiptaret ende nuk e njohin historine tyre: perderisa eshte perdhunuar, retushuar, falsifikuar ne menyren me barbare per nje gjysem shekulli.
Prandaj kane nevoje per nje debat serioz mbi historine bazuar mbi te gjitha ne fakte dhe burime arkivore (duke perfshire edhe hapjen e dosjeve famekeqe te Sigurimit).
ps: ”moda”e retushimit dhe falsifikimit te fotove dhe dokumenteve historike nisi me Stalinin. Te gjithe udheheqesit komuniste (nga Europa ne Azi dhe nga Afrika ne Ameriken Latine) kane retushuar foto dhe falsifikuar ne mase dokumente historike, duke imponuar me dhune versionin e tyre te historise. Megjithate, ne asnje vend, as ne Korene e Veriut qe eshte ende nje cmendine e vertete, nuk arriti perdhunimi dhe falsifikimi i dhunshem i historise ne ato nivele kriminale dhe groteske bashke qe arriti ne Shqiperine e udhehequr nga banda enveriane.
Ky eshte nje problem kolosal me te cilin perballet historiografia shqiptare dhe kujtesa kolektive.