8 Shtator, 2021 - 9:30 am
Kapelet në forma të ndryshme të Napoleon Bonaparti. Me rastin e 200-vjetorit të vdekjes në njërën prej kapeleve në qarkullim që i atribuohej atij është gjetur ADN-ja e perandorit.
Sipas raporteve nga disa media ndërkombëtare, objekti zbarkoi rastësisht në shtëpinë e ankandeve Bonhams, e cila e vendosi atë në ekspozitë në selinë e saj në Hong Kong, para se të transferohej në Paris dhe më pas në Londër, ku do të dalë në ankand më 27 Tetor.
Pronari aktual e gjeti atë në një shtëpi të vogël ankandesh gjermane, pa e ditur në fillim se mund t’i përkiste Napoleonit. Pastaj disa detaje e intriguan dhe ai filloi të hetojë, derisa objekti iu nënshtrua testeve më specifike dhe më të sakta në dispozicion.
Veçantia e rrugës që ka përshkuar ky objekt, është e ndryshme nga origjina e kapelave të tjera të Napoleonit në qarkullim, dhuruar nga familje fisnike të lidhura me perandorin, ose nga ushtarë që i kishin mbledhur në fushën e betejës. Për momentin vlerësohet se vlen midis 100 mijë dhe 150 mijë Paund. Kapele të tjera janë shitur për 1 milion Stërlina.