1 Prill, 2019 - 10:30 am
Agroturizmi ”Gjepalaj” në Shijak është një tjetër gur që i shtohet kurorës së re të agroturizmit në Shqipëri.
Agroturizmi “Gjepalaj” i Fundimit, i një ndër mastershefave më krijues e më të kërkuar në Shqipëri, mori certifikatën e agroturizmit. Kjo certifikatë është e 14-ta që iu dorëzua atij nga vet kryeministri Edi Rama.
”Fundmi është një grande shef i cili ka sjell këtu eksperiencën e jashtëzakonshme të gatimit, por që ka dhe fantazinë e njeriut që krijon kur gatuan. Je numri i 14-të i certifikatës së agroturizmit dhe këtu do krijohet një agroturizëm që do sjelli shumë njerëz në këtë zonë dhe do jetë një pikë për shumëkënd që do vij”, tha Rama.
”Një bravo ty dhe bravo djalit që ka bërë ndërtimin pasi është një ndërtim si në Toskanë, më të njëjtën cilësi dhe shije. Përgëzime dhe paçi vetëm fat”, uroi kryeministri Rama, shef Fundim Gjepalaj gjatë dhënies së certifikatës. /a.a/ KultPlus.com