5 Nëntor, 2018 - 6:18 pm
Me qëllim të përkrahjes së shkollës së mesme profesionale elektroteknike “Gjin Gazulli”, Kryetari Shpend Ahmeti nënshkroi Memorandum të Mirëkuptimit lidhur me Projektin KSV/020 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP), që mbështetet nga Luxembourg Aid & Development, e zbatohet nga Lux Development dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Shuma e përgjithshme e projektit është 5 milionë euro, dhe aktivitetet kryesore përfshinë:
– Ndryshimet në kornizën ligjore dhe strukturën qeverisëse të sektorit AAP-së;
– Avancimi i institucioneve të AAP-së, ndërlidhja me kurrikulën e ofruar;
– Zhvillimi, përmirësimi dhe ndërlidhja e sistemeve të informacionit, duke përfshirë edhe ato që dedikohen për sektorin e udhëzimit në karrierë.
Transformimi i shkollës “Gjin Gazulli” në Qendër të Komptencës (QK), është një prej pjesëve të rëndësishme të këtij projekti, për çka është paraparë që: të rinovohet objekti; të ketë pajisjet e nevojshme që për sektorin TIK dhe profilet që zhvillohen në QK; të zhvillohen kualifikimet e reja në QK për TIK, duke përfshire standardet e profesionit dhe kurrikulën e bazuar në kompetenca dhe materiale mësimore; të ketë asistencë financiare dhe teknike për përzgjedhjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të stafit administrativ dhe mësimdhënësve; të mblidhen informata mbi tregun e punës; të zhvillohet një model i qëndrueshëm afatmesëm dhe afatgjatë i biznesit; të bëhet bashkëpunimi me industrinë, me shërbimet për këshillim në karrierë, e të ngjashme; të zhvillohet strategjia dhe plani i qëndrueshëm financiar; si dhe të zhvillohen brenda shkollës të gjitha proceset që kanë të bëjnë me akreditimin e standardeve të profesionit dhe kualifikimit. /KultPlus.com