7 Gusht, 2022 - 10:00 am
Banesat karakteristike të qytetit të Gjirokastrës, reflektojnë influencat e traditës karakteristike të zonës, një pjesë e të cilave janë edhe monumente kulture që ruhen dhe mbrohen nga shteti.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti, publikoi në rrjete sociale foto nga investimi që po realizohet për restaurimin e banesën “Çiço”, monument kulture, kategoria e parë.
“Vazhdon puna në banesën “Çiço”, monument kulture, kategoria I, ku ka pasur dëmtime të trarëve (thyerje, kalbje )si dhe probleme me pjesën e petavrave të një pjese të çatisë”, shkruan Margariti.
“Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Turizmit Gjirokastër po punojnë për restaurimin e kësaj pjese”, tha ministrja./ KultPlus.com