“Goca ime nuk del me kilota”, Klodiana Shala rrëfen si “mashtronte” të atin paragjykues

3 Shkurt, 2019 - 1:00 pm

FLOKTORE

Sportistja shqiptare Klodiana Shala e nisi karrierën e saj që prej vitit 1994 dhe ia doli të korrte sukses ndonëse përballej me paragjykime. E ftuar në emisionin “Late Night Show”, ajo rrëfeu si i fshihej të atit për t’u stërvitur pasi ai nuk donte që e bija të bëhej atlete.

Paragjykimin kryesor e kam pasur nga babai im. Kur e kam filluar sportin në 1994, 3 muaj me mamin bëja sikur shkoja tek tezja, por shkoja në stadium se babi thoshte: Goca ime s’do bëhet atlete se do dali me kilota në sy të njerëzve. Babi im ka qenë ai i pari. Kur i doli emri aty në gazetë, Klodiana Bashkim, tha: Goca ime kjo”, ka treguar Klodiana Shala në emision. / KultPlus.com

Të ngjajshme