Gratë dhe LGBTI arrijnë sukses historik në zgjedhjet amerikane

7 Nëntor, 2018 - 11:00 am

Nga gratë e para amerikane, një refugjate somaleze, deri tek homoseksuali i parë i deklaruar që është zgjedhur guvernator, zgjedhjet mes mandatit të vitit 2018 në SHBA kanë sjellë votime historike që shënuan arritje të mëdha për kandidatet gra dhe nga komuniteti LGBTI.

Disa nga këto arritje historike për gratë dhe komunitetin LGBTI mund t’i gjeni të përmbledhura më poshtë, transmeton Klan Kosova.

Gratë e para amerikane

Demokratet Sharice Davids dhe Deb Haaland do të bëhen gratë e para amerikane që janë zgjedhur për Kongres.

Davids fitoi në Kansas derisa Haaland do të zëvendësojë përfaqësuesen demokrate të New Mexico, Michelle Lujan Grisham, e cili e liroi pozitën për të kandiduar për guvernatore.

Davids identifikohet si lesbike, duke e bërë atë kështu anëtaren e parë në Kongres të deklaruar si pjesë e komunitetit LGBT. Ajo ka punuar paraprakisht si avokate dhe është një ish-luftëtare e arteve të përziera marciale.

Gratë e parë muslimane

Demokratja nga Michigani, Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar nga Partia Demokratike e Punëtorëve-Fermerëve nga Minnesota do të jenë gratë e para muslimane në Kongres.

Fitoret e Tlaib dhe Omar ishin të pritshme pas fitoreve kryesore më parë këtë vit.

Tlaib do të zërë vendin e përfaqësuesit demokrat të Michiganit, John Conyers, i cili është larguar nga ky post vitin e kaluar pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.

Omar do ta zërë postin e liruar nga përfaqësuesi i Minnesotës, Keith Ellison, muslimani i parë i zgjedhur në Kongres.

Ellison zgjodhi të kandidojë për Prokurorin e Përgjithshëm të Minnesotës këtë vit.

Omar, përveç që do të jetë një nga gratë e para muslimane në Kongres, do të jetë gjithashtu anëtarja e parë somalezo-amerikane. Ajo erdhi në SHBA para më shumë se dy dekadash, si një refugjate.

Homoseksuali i parë i deklaruar zgjedhet guvernator

Përfaqësuesi demokrat i Colorados, Jared Polis, do të jetë homoseksuali i parë i deklaruar që është zgjedhur guvernator.

Polis do të pasojë guvernatorin demokrat, John Hickenlooper, i cili është i kufizuar të garojë përsëri për këtë post, duke e mundur kandidatin republikan, Walker Stapleton.

Demokratja nga Oregoni, Kate Brown, e cila identifikohet si biseksuale është anëtarja e parë e komunitetit LGBTI që është zgjedhur guvernatore.

Ish-guvernatori i New Jersey, Jim McGreevey, u deklarua si homoseksual para se të largohej nga ky post në fillim të vitit 2000.

Polis ishte një nga kandidatët e shumtë nga komuniteti LGBTI që garuan për postin e guvernatorit në këto zgjedhje.

Senatorja e parë grua nga Tennessee

Republikanja Marsha Blackburn u bë senatorja e parë grua që përfaqëson Tennessen.

Ajo mundi ish-guvernatorin Phil Bredesen, një demokrat që synonte të garonte kundër partisë së tij për të fituar në një shtet ku presidenti amerikan Donald Trump fitoi me 26 %, në vitin 2016.

Blackburn ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2003.

Senatorja e parë grua nga Arizona

Arizona e ka të garantuar që e ka zgjedhur senatoren e parë grua.

Pas vendimit të senatorit Jeff Flake, vitin e kaluar, për të mos kërkuar që të rizgjedhet në këtë post, përfaqësuesja demokrate Kyrsten Sinema po përballet me përfaqësuesen republikane, Martha McSally.

Sinema dhe McSallry janë në një garë të ngushtë deri në momentet kur rezultati përfundimtar do të shpallet.

Teksasi dërgon gratë e parë hispanike në Kongres

Votuesit e Teksasit zgjodhën gratë e parë hispanike në Kongres.

Veronica Escobar do të zëvendësojë Beto O’Rourke në distriktin e kongresit afër El Paso. O’Rourke u largua nga ky post për të garuar për Senat.

Senatorja Sylvia Garcia ka fituar në një distrikt në Houston, ku do të zëvendësojë përfaqësuesin demokrat Gene Green, që është pensionuar./ KultPlus.com

Të ngjajshme