Gratë që ishin viktima të diktaturës komuniste

8 Mars, 2018 - 4:20 pm

Sot për 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në partneritet me Platformën Evropiane për Kujtesë dhe Ndërgjegjësim, kanë rikujtuar miliona gra të cilat kanë qenë viktima të diktaturës komuniste në Evropën Lindore dhe Qendrore, shkruan KultPlus.

Ata kanë sjellë në vëmendje të publikut brutalitetin e regjimit komunist ndaj grave, të cilat për arsye politike u ekzekutuan me apo pa gjyq, u vranë në përpjekje për t’u arratisur nga Perdja e Hekurt, u mbyllën në burgje dhe kampe internimi, ku shumë prej tyre humbën jetën, u torturuan, iu mohua dinjiteti dhe u persekutuan në mënyra të ndryshme. Edhe pas rënies së regjimit, gratë e mbijetuara nga persekutimi komunist e kanë pasur më të vështirë se burrat të flisnin për traumat që vuajtën. Në përkujtim të këtyre grave sot është mbajtur një minutë heshtje në ora 12:00.

Ky aktivitet është zhvilluar në Tiranë, Pragë, Talin, Riga, Vilnius, Varshavë, Berlin, Dresden, Bratislava, Ljubljana, Bukuresht dhe Kiev. Ndërsa për të gjetur fotografi të grave të cilat kanë qenë viktimë e komunizmit në Shqipëri ka ndihmuar “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”.

Bashkëngjitur gjeni fotot e disa prej grave të dënuara me pushkatim gjatë komunizmit në shekullin e 20-të./ KultPlus.com

Të ngjajshme