13 Mars, 2023 - 6:52 pm
Qeveria shqiptare me një vendim të posaçëm ka shpallur habitatin e tulipanit shqiptar(Tulipaalbanica)“Monument natyror”.
Shpallja u bë me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.
Tulipa albanica është një lloj tulipani endemik që rritet vetëm në Shqipëri, në qarkun e Kukësit.
Tulipa albanica është një bimë e lulëzuar në gjininë e tulipanit, familja Liliaceae.
Ajo u zbulua në afërsi të fshatit Surroj në Shqipëri në vitin 2010. Bima është e rrezikuar në mënyrë kritike pasi rritet në një zonë më të vogël se 100
hektarë e rrethuar nga aktivitete minerare.
Monumenti i natyrës ka një sipërfaqe 35.5 ha dhe zonë buferike 200 m rreth kufirit të zonës të mbrojtur.
Zona e mbrojtur përfshin habitatin e një lloji të rrallë e të kërcënuar me rëndësi e vlerë të veçantë shkencore dhe estetike
Njoftimi
SHPALLJEN E HABITATIT TË TULIPANIT SHQIPTAR“MONUMENT NATYROR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10,të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljene habitatit të tulipanit shqiptar(Tulipaalbanica)“Monument natyror”,kategoria III e zonave të mbrojtura, sipas hartës në shtojcën 1, dhe kufirit të paraqitursipas tabelës së koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhen këtij vendimidhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Monumenti i natyrës ka një sipërfaqe 35.5 ha dhe zonë buferike 200 m rreth kufirit të zonës të mbrojtur, në të cilin zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes e njëjtë me rezervën strikte.
3. Zona e mbrojtur përfshin habitatin enjë lloji të rrallë e të kërcënuar me rëndësi e vlerë të veçantë shkencore dhe estetike, sipas aneksit nr.1, i cili përmban skedën e monumentit të natyrës.
4. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe organet përkatëse të vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA/ KultPlus.com