15 Qershor, 2018 - 2:31 pm
Një ngjarje e turpshme ka ndodhur sot në ditën e festës së Bajramit, në Prishtinë. Pas faljes së namazit të Fiter Bajramit hajdutët e kanë thyer një Xhami.
Ngjarja ka ndodhur në lagjën Tophane të kryeqytetit. Disa dëshmitarë i kanë thënë “Zëri.info”, se kur kanë shkuar për ta falur namazin e xhumasë e kanë gjetur të hapur derën e Xhamisë.
Dhe, me të hyrë brenda, aty i kanë parë disa mjete të forta të cilat besohet se janë përdorurë për ta thyer një kasafortë ku xhemati zakonishtë po linte para për të kontribuar në mirëmabjtjen e Xhamisë.
Nga kasaforta janë vjedhur një shumë e parave që i kishtë lënë xhemati për sadaka qe disa ditë, sidomos sot në ditën e Bajramit.
Po ashtu janë vërejtur edhe disa dëme të vogla materiale brenda Xhamisë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga hajdutët në përpjekjet e tyre për të gjetur diçka me vlerë.