10 Shkurt, 2019 - 3:20 pm
Rasti i fundit i abuzimit seksual me vajzën e mitur nga Drenasi, ka tmerruar të gjithë. Madje për këtë rast u organizuar protesta në Prishtinë e më pas edhe në Drenas, shkruan KultPlus.
Por një vajzë shqiptare me emrin Fatjonë Krasniqi e cila jeton në Gjermani kishte një ide tjetër, Ajo përmes Instagramit shfrytëzoi rastin të bëjë pyetjen “Sa vjeçe ke qenë kur je ngacmuar për herë të parë seksualisht? Dhe nga kush?”. Kjo pyetje bëri që Fatjona të marrë mbi 2 mijë mesazhe nga vajzat që rrëfejnë rastet e tyre të ngacmimeve seksuale e të cilat mesazhe po vazhdojnë të shtohen.
Ky numër i madh i të lajmëruarve ka bërë që Fatjona të shkojë një hap më tutje dhe të hap një blog rrëfimesh për viktimat e keqtrajtimeve seksuale.
Sipas saj, rrëfimet janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga incestet e për të vazhduar rastet me profesora, policë e instruktorë.
Më poshtë po ju sjellim statusin origjinal të Fatjonës që e ka bërë në Facebook:
“Para disa dite vendosa me e tematizu rastin i cili ndodhi në Drenas, qe na shokoj te gjitheve.
Iniciativen e mora fillimisht permes rrjeteve sociale, konkretisht Instagram-it. Aty vendosa t’a shtroje nje pyetje
“Sa vjecare keni qen kur jeni ngacmu per here te pare seksualisht”, reagimi qe une mora prej shume vajzave te cilat kan qen preh e ngacmimeve ishte sa befaseues aq edhe i tmerrshem dhe i dhimbshem. Befasia qendrone se ne çfar mase morra pergjigjje qe as une nuk e kam pritur, jane tani per mbi 2000 mesazhe, ku viktimat tregojne se si kan perjetuar ato tmerre.
Ishin raste te cilat kishin ndodhur brenda familijes, dmth ne relacione familjare, kjo ishte shume shokuese, edhe per mu edhe per ndjeksit e mi ne instagram. Ne keto raste ka pas shume perdhunime, ku perdhunusi nuk ka qene i huaj, por familjar si p.sh mixha, daja, djali i mixhes, djali i dajes ose edhe me tronditse nga vet vellau e Babai. Shume prej ketyre vajzave, te cilat mi besuan ndodhit e tyre personale, me kane thane qe une jam personi i pare dhe i vetem qe po e degjon kete tregim. Fakti qe asnjera prej tyre nuk ka pas guximin me i tregu as familjareve, me shqetosoje jashtmase, vend se me marre mbeshtetje nga ta, iu kan drejtu nanat ne shumicen e rasteve “Hajt mos kallxo se sen su kan”, “mos na i bo belet” etj etj.
Tjetra çka me ra ne sy, ishte se shumica mendonin se rasti i tyre, ishte i vetem, dmth qe nuk ndodh normalisht, por ja qe doli se keto gjera gati çdo vajze i perjeton. Kishte edhe raste kur permes meje vajzat moren guximin dhe i diskutuan me partner e tyre, traumet e shkaktuara nga perdhunimet qe kishin perjetuar, dhe me rrefenin qe tani jane duke u trajtuar nga psikologu dhe kane gjetur mirkuptim nga partneri i tyre. Kishte vajza te cilat keto perjetime gjate gjithe ketyre viteve i kan shtyp duke ju krijuar bllokada psiqike, qe rezulton ne friken ndaj kontaktik me meshkuj.
Keto raste i kam publiku te gjitha, natyrisht nen anonimitet dhe mund te lexohen ne Instagramin time personal.
Shumica prej reagimeve natyrisht se ishin pozitive, çka me jep motivacion shtese te vazhdoje kete kauz. Por gjithesesi fatekeqesisht kam marre edhe kercnime, ofendime,”Je tu na ba hor”, “Pse po na qet zanin e zi, gjermant ma zi jone”, “pse po fol veq per kosove, a e ke pa ne austri” etj etj. Pse fokusohen tek zani i zi? ku duhet me u fokusu tek problemet e verteta, e jo me u merr me gjera siperfaqsore, siq eshte “Ftyra” e “Zani i Zi”. Pa u diskutu keto gjera ne diskursin publik nuk mund te behen ndryshme te medha shoqerore, une nuk e di qysh e menojne shumica e atyre qe pos dine te ofendojn, te shantazhojne, e te vazhdojne me avazin e vjeter te nenshtrimit, duke i mbajt vlerat e kalbura shtypese.
Dhe nese vazhdojne keshtu te thone se mos i boni keto gjera te medha, ndryshimi nuk do te vie kurr. Me thojne “pse po flet veq per kosove?”, flas per kosove sepse jam nga kosova, e kame Kosoven ne zemer, jame pjese asaj shoqerie, edhe pse jetoje ne diaspore nuk dmth qe nuk jemi nga atje. Dhe ka dallim ne mes te Kosoves dhe Gjermanis, ne gjermani nuk te nguce askush rruges, ne kosove cdo hap qe e qet ngacmohesh, seksizmi eshte shume i perhapun ne Kosove.”, ka shkruar Fatjona në Facebook. /KultPlus.com