22 Qershor, 2019 - 5:11 pm
Panairi është hapur në ora 10:00
Sot në Prizren me organizim të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të kësaj komune, organizohet Panairi i veshjeve tradicionale.
Ky panair do të hapet në ora 10:00 në sheshin Shatërvan, përballë xhamisë së Sinan Pashës. Dhjetëra biznese artizanale pritet të të ekspozojnë punën e tyre apo veshjet tradicionale kombëtare të trojeve shqiptare.