6 Prill, 2019 - 7:50 pm
Konferenca III- të Ndërkombëtare e Arkivistikës është e organizuar në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve , Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave si dhe me Agjencinë Shtetërore të Arkivave shkruan KultPlus.
Konferenca do të mbahet në Kuvendi Komunal të Komunës së Çairit në Shkup të Maqedonisë Veriore me datë 14-15 të muajit qershor .
Gjatë gjithë shek. XX viset e Ballkanit kanë kaluar fate të ngjashme, duke qenë subjekte të herëpashershme të ndryshimeve administrative dhe demografike, kanë kaluar periudha të ndryshme konfliktesh të armatosura, kurse fillimi i shek. XXI i gjeti duke aspiruar për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ndryshimet e çfarëdollojshme kanë reflektuar realitetin e tyre në arkiva jo vetëm përmes dokumenteve të prodhuara dhe të arkivuara, por edhe përmes impaktit në ligjet apo rregulloret përkatëse për arkivat, metodat e punës arkivore dhe në mënyrat e shfrytëzimit ,misioni thelbësor i arkivave ka ndryshuar në varësi të sistemit qeverisës .
Temat e propozuara:
(Shënim: temat e propozuara nuk përbëjnë tituj të detyruar temash apo artikujsh, janë vetëm sugjerime tematike.)
Gjuha e kumtesave: gjuhët e Europës Perëndimore, shqip dhe maqedonisht.
Afatet: Abstraktet pranohen deri më dt. 12 maj 2019 në një nga gjuhët e mësipërme.
Kontakte: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave: [email protected],
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve: [email protected]
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës: [email protected]
Shpresa Mekaj (AShAK): [email protected]
Nora Maliqi (ITSHKSH): [email protected]
Sokol Çunga (DPA): [email protected], / KultPlus.com