10 Tetor, 2018 - 10:20 am
Gjatë ditës së sotme do të mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë, e organizuar nga komuniteti LGBTI dhe përkrahësit.
Për këtë ngjarje është deklaruar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar.
“Është fat i madh që duke qenë shtet i ri ne kemi Kushtetutën, që siguron liri individuale për të gjithë”, tha Haradinaj.
“LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale, për të qenë të lirë dhe sigurt në shfaqjen e përcaktimit të tyre”, theksoi ai./ KultPlus.com