31 Gusht, 2017 - 10:18 pm
Hardh Fest tashmë ka publikuar promon zyrtare të edicionit të 16-të të festës së vjeljes së rrushit, të realizuar nga Artvision.
Në këtë promo, festivali promovon turizmin dhe trashëgiminë kulturore, të cilat janë të shumta në Komunën e Rahovecit.
E veçanta e këtij edicioni është ardhja e legjendës së Rock-ut, Joe Lynn Turner, ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow. Ndryshe, Hardh Fest këtë vit mbahet në datat 7, 8, 9 dhe 10 shtator, nën sloganin “Mbas verës, vjen vera”. / KultPlus.com