12 Qershor, 2019 - 7:01 pm
Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Hillary Clinton, ka uruar kosovarët në 20 vjetorin e lirisë përmes një videoje dhe tha se sot nuk mundi të ishte në Kosovë krah burrit të saj, Bill Clinton.
Ajo kujtoi kampet e refugjatëve që kishte parë në vitin 1999
dhe mikpritjen që gjeti ndër shqiptarët e zhvendosur nga Kosova, njofton Klan
Kosova.
nuk mundi të ishte e pranishme sot, por se kosovarët po i mban në zemër,
njofton Klan Kosova.
“Nuk do ta harroj asnjherë vizitën në kampin e refugjatëve në Maqedoni. Atje gjeta mikpritjen dhe këto ngjarje u shënuan me përqafime. Kjo shënon afirmitetin e ndërsjelltë që kemi”.
“Sot në këtë përkujtim shohim përparimin, paqen dhe një të ardhme të ndritshme. Zgjedhjet të drejta dhe përforcim të drejtësisë”.
“Kam pas dyshime dhe pyetje për rolin dhe rëndësinë e NATO-s. Ajo mbetet esenciale për mbrojtjen e lirisë dhe ky intervenim është një shembull që nuk duhet të shkojmë më tutje për të treguar fuqinë e kësaj ideje. Përfundimi i luftës ishte derytë e NATO-s”.
“Unë nuk jam në gjendje të jem në përkujtimin e konfliktit, por ju kujtoj se jeni në mendimet e mia dhe ju dërgoj përqafime krahas burrit tim”.
“Derisa e merrni kohën për të kujtuar të dashurit tuaj, mbani në mend se shumë miq amerikanë po ju mbajnë dhe po ju mbështesin në zemrat e tyre”.
Clinton në këtë video falënderoi edhe ish-presidenten Atifete Jahjaga për aktivitetin e saj edhe në të drejtat e grave.