1 Dhjetor, 2017 - 7:36 pm
18 marsi i vitit 1944 ishte dita kur u martua dikush në Aushvic.
Në kampin e tmerrit të Holokaustit, një madrilene dhe një austriak gjetën dashurinë dhe u martuan. Margarita Ferrer Rey dhe Rudolf Friemel u martuan me lejen e forcave SS.
Çifti u njoh gjatë Luftës Civile Spanjolle, pasi Friemel u radhit te Brigada Internacionale, shkruan KultPlus.
Ata fillimisht u martuan në Spanjë dhe më pas edhe në Gjermani.
Ata ishin martuar paraprakisht, sepse në vitin 1941 lindi fëmija i parë – Eduardi. Megjithatë, me lejen e nazistëve, u realizua një martesë e cila mbeti e dokumentuar në fotografi falë Wilhelm Brasse – personi që e realizoi fotografinë e cila mbetet në Arkivin e Aushvic-Birkenau. Kishte qenë dëshirë e çiftit, ndoshta thellë në vete e dinin se do të vdisnin, së paku njëri prej tyre, që të realizohej një dasmë brenda tmerrit.
Margarita ishte e lirë, në Francë, por pasi burrin e saj e morën për ta dërguar së pari në Dachau e më pas në Aushvic, ajo hyri bashkë me djalin e tyre në Aushvic dhe u realizua një festë e vogël.
Por tragjedia është se në Aushvic asgjë nuk ishte ashtu siç dukej. Me 30 dhjetor të vitit 1944, Friemel përfundoi në një prej dhomave të gazit. Margarita e vazhdoi jetën e saj me djalin e saj në Shtutgart.
Ngjarja në histori mbetet si një prej akteve më cinike të nazistëve dhe forcave SS. / KultPlus.com