13 Prill, 2018 - 4:29 pm
Për rreth shtatë dekada, “kurrë mos harro” ka qenë një prej sloganeve më të forta për të mos u harruar Holokausti.
Megjithatë, gjeneratat e reja kanë cdoherë e më pak njohuri për Holokaustin.
Një studim i ri i bërë në Amerikë tregon se të rinjtë nuk kanë shumë njohuri për viktimat e Holokaustit. Një pjesë e mirë mendojnë se vetëm 2 milion hebrenjë kanë vdekur në Holokaust, derisa numri është rreth 6 milion.
I njëjti studim ka treguar se megjithatë amerikanët e pranojnë gjenocidin, e njohin atë dhe vetëm 4 % e qytetarëve të intervistuar e mohojnë Holokaustin.
Madje, ka të rinj në Amerikë, kryesisht mes moshave 18 – 30 vjeç, të cilët mendojnë se Hitleri erdhi me forcë në qeverisjen në Gjermani, shkruan New York Times.
Studimi është realizuar nga Schoen Consulting, me rreth 2 mijë të rinj e të rritur të Amerikës.
Botërisht mendohet se janë vetëm edhe rreth 400 mijë hebrenj që i kanë shpëtuar Holokaustit, një pjesë e mirë e tyre në të 80-tat dhe 90-tat.
Holokausti ka nisur në vitin 1933 dhe ka zgjatur deri me 1945. Fillimet ishim me Kristallnacht – kur hebrenjtë po vriteshin e largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa vazhdimisht Evropa u bashkua në luftën kundër hebrenjve, drejt pastërtisë së racës ariane. / KultPlus.com