3 Shtator, 2018 - 4:47 pm
Hunzat, që njihen si Burusho, janë një enklavë populli ndryshe nga ata aziatikë, prej të cilëve rrethohen. Jetojnë në një territor në veri të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin, Kashmirin dhe Kinën.
Populli Hunza thotë për vete se heqin origjinën nga Aleksandri i Madh, i mbetur atje pas disfatës në ekspeditat pushtuese të tij, në vitet 356-323 para Krishtit.
Studiues shqiptarë e lidhin emrin e tij me konfiguracionin e vendit ku kanë mbetur në trajtën e hundës, ndërsa popullin me origjinë ilire (shqiptare).
Konsiderohet si populli më i shëndetshëm në botë. Ata jetojnë deri 120 vjet, ndërsa gratë lindin normalisht edhe në moshën 60 vjeçe.
Më shumë u ngjajnë evropianëve sesa azatëve.
Populli i vogël hunza, që jeton në malet e Pakistanit, konsiderohet për popullin më të shëndetshëm në botë.
Cili është sekreti i tyre?
Jetëgjatësia mesatare e tyre është rreth 100 vjet, por shumë sish jetojnë edhe deri 110 e deri 120 vjet, transmeton Koha.net.
Sot llogaritet se janë rreth 30 mijë sish, ndërsa flitet se ndër ta ka pasur njerëz që kanë jetuar deri 160 vjet.
Ka dëshmi të shkruara se gratë e hunzave janë bërë nëna pa probleme edhe në moshën 60 vjeçe.
Thënë shkurt është e vështirë t’ua qëllosh moshën, meqë ato duken së paku dyfish më të reja.
Pohojnë se janë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Aleksandrit të Madh. Ndërkaq më shumë u ngjajnë evropianëve sesa popujve të Azisë.
Thonë se sekreti i tyre janë “shprehitë e shëndetshme”. Shumë seks, pak stres dhe ushqimi më i shëndetshëm në botë. Hanë vetëm ato që vetë i kultivojnë, transmeton Koha.net.
Ushqimet industriale nuk ekzistojnë në menynë e tyre. Ushqim i pëlqyer për ta janë pemët e perimet e freskëta, frutat arrore, ndërsa delikatesë kajsitë e terura si dhe farërat e thara të kësaj peme.
Brenda ditës ecin nga 20 kilometra, ndërsa çdo ditë meditojnë nga disa orë në maje të maleve. Thuajse askush nuk vuan nga kanceri dhe sëmundjet e ngjashme, por as nga viruse të zakonshme, si të gripit./KultPlus.com