4 Shkurt, 2019 - 10:28 pm
Sabri Beqiri nga Akrashtica e Vushtrrisë jeton në varfëri të skajshme.
Dy ditë më parë atij i vdiq nëna, e për ta varrosur atë, Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Vushtrri, fillimisht e detyroi të paguajë për anëtarësi shumën prej 417 eurove, raporton RTK.
Beqiri u detyrua të shesë një viç, në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam, ani pse klerikët fetarë kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa./RTK