21 Gusht, 2017 - 3:13 pm
Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Republikës së Kosovës, i cili ende mbetet si personaliteti më i dashur për popullin shqiptar, gjithmonë kujtohet përmes shkrimeve e fotografive të ndryshme, shkruan KultPlus.
Një fotografi e veçantë e intelektualit Ibrahim Rugova është edhe ajo me plis, këtë simbol të vjetër shqiptar i cili ja shton hijeshinë secilit që e vendosë në kokë.
Kjo fotografi është realizuar gjatë një fushate të Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila që nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 e deri më 21 janar të vitit 2006 u udhëhoq nga Rugova.
Roli i Rugovës në historinë e Kosovës ka bërë që ai të quhet “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës. / KultPlus.com