16 Dhjetor, 2018 - 6:51 pm
Mohamet Hoblos, një imam nga Australia pritet që më 24 dhjetor të nis një vizitë në Kosovë. Të paktën kështu ka bërë të ditur vetë ai në një postim në rrjetin social facebook.
Ky imam është i njohur në opinionin ndërkombëtar për deklaratat e tij kontradiktore në lidhje me islamin.
Në një ligjëratë që e postuar më 5 shkurt të vitit 2017 në Youtube, Hoblos i cilësonte si “vrasës, përdhunues dhe terrorist”, të gjithë ata që nuk arrijnë të falin një namaz, transmeton Gazeta Insajderi.
Kjo deklaratë e tij kishte bërë bujë nëpër mediat e huaja, si Daily Mail dhe gazeta tjera të njohura.
“Nëse humbni një lutje, ju jeni më keq se një vrasës, përdhunues dhe terrorist. Personat e tillë që kryejnë të gjitha këto mëkate, luten në baza ditore, dhe është i mirë në sytë e Allahut. Për dallim nga ai që nuk i kryen këto mëkate, por nuk falet”, kishte thënë kohë më parë imami kontrovers australian.
Ai i kishte vlerësuar si njerëz më të mirë narkomanët, vrasëit dhe terroristët, se sa personat që nuk luten dhe nuk falen.