16 Dhjetor, 2018 - 8:30 pm
Mohamet Hoblos, një imam nga Australia përmes disa fotografive ka treguar se ndihet i lumtur për ardhjen në Kosovë, shkruan KultPlus.
“Sot do të vijë në Kosovë dhe jam shumë i lumtur për këtë’, ka shkruar Hoblos.
Ky imam është i njohur në opinionin ndërkombëtar për deklaratat e tij kontradiktore në lidhje me islamin.
Në një ligjëratë që e postuar më 5 shkurt të vitit 2017 në Youtube, Hoblos i cilësonte si “vrasës, përdhunues dhe terrorist”, të gjithë ata që nuk arrijnë të falin një namaz, transmeton Gazeta Insajderi.
Kjo deklaratë e tij kishte bërë bujë nëpër mediat e huaja, si Daily Mail dhe gazeta tjera të njohura.
“Nëse humbni një lutje, ju jeni më keq se një vrasës, përdhunues dhe terrorist. Personat e tillë që kryejnë të gjitha këto mëkate, luten në baza ditore, dhe është i mirë në sytë e Allahut. Për dallim nga ai që nuk i kryen këto mëkate, por nuk falet”, kishte thënë kohë më parë imami kontrovers australian.
Ai i kishte vlerësuar si njerëz më të mirë narkomanët, vrasëit dhe terroristët, se sa personat që nuk luten dhe nuk falen.