Interes i lartë për të parë shtëpinë e Kadaresë

19 Gusht, 2023 - 5:20 pm

Turistë të huaj e vizitojnë banesën pas mbresave që u kanë lënë librat e shkrimtarit.

Ata që vizitojnë Gjirokastrën kanë pjesë të guidës së tyre në qytetin e gurtë edhe shtëpinë e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Nuk janë vetëm vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe turistë të huaj. Ne gjetëm aty edhe turistë nga Japonia.

“Është shumë bukur, jam nga Japonia. Më pëlqen shumë qyteti, edhe shtëpia është shumë interesante.”

“Më pëlqejnë librat e Ismail Kadaresë, isha kurioze për shtëpinë ku ai ka jetuar.”

“Kam lexuar një libër ku ai flet për qytetin e tij, libri më ka lënë shumë mbresa.”

Një nga vizitorët ishte edhe piktori Edi Kojani.

“Eshtë kënaqësi e madhe të gjendesh në Gjirokastër. Të vish si qytetar, si turist, si artiste. Një qytet i magjishëm.”

Në këto ditë të Gushtit interesi për të vizituar shtëpinë muze është më i lartë.

“Shtëpia e Kadaresë ka qenë ndër më të vizituarat në qytet, kjo përkon dhe me aktivitetet që ka pasur qyteti gjatë kësaj periudhe dhe numri i vizitorëve ka qenë i lartë.”

Turistët kanë edhe kërkesa të veçanta.

“Një vizitor gjerman donte ta mbyllte leximin e “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” në shtëpinë e tij.”

Turistë të shumtë e kanë zgjedhur këtë sezon Gjirokastrën. Numri i vizitorëve është rritur këtë vit edhe për shkak të aktiviteteve të shumta në qytetin e gurtë, kryesisht gjatë fundjavës./KlanNews/KultPlus.com

Të ngjajshme