20 Maj, 2019 - 5:40 pm
Remzije Sherifi, një refugjate nga Kosova e cila tashmë jeton në Glasgow, është shpërblyer për kontributin e saj në bashkimin e komunitetit në Maryhill, përcjellë KultPlus.
Kur ishte 17 vjeçare, Remzije Sherifi ishte një nga gazetaret e para në Kosovën e shkatërruar nga lufta dhe më vonë ajo u evakuua në Glasgow nga një kamp refugjatësh pasi që ishte diagnostikuar me kancer.
Vite me vonë ajo themeloi “Maryhill Integration Network” që ka për qëllim që të bashkojë azilkërkuesit, refugjatët dhe gjithë njerëzit të cilët jetojnë në Glasgow, përmes programeve dhe aktivitete të ndryshme edukuese dhe kulturore.
Ajo mori çmimin “Spotlight Award” dje në ceremoninë “Scottish Women in Business” që u mbajt në Glasgow Grand Central Hotel. Remzija ishte zgjedhur pas votave të publikut, shkruan eveningtimes.co.uk/ KultPlus.com