27 Maj, 2024 - 5:55 pm
Përmes projektit për rijetësimin e qytetit të vjetër të Janjevës, me intensitet të lartë është duke u zhvilluar puna në restaurimin dhe rifunksionalizimin e shtëpive tradicionale.
Sipas ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shtëpitë po restaurohen duke iu ruajtur karakteristikat e mëhershme dhe me funksionalizimin e tyre ato mund të shndërrohen në bujtina për vizitorë, punëtori artizanale, të përdoren si shtëpi banimi apo hapësira për aktivitete kulturore, përcjell Klankosova.tv.
Restaurimi i tyre do të kontribuojë në ringjalljen e historisë dhe inkurajimin e ruajtjes së trashëgimisë së pasur kulturore, si dhe do të krijojë mundësi për ringjallje socio-ekonomike duke promovuar turizmin lokal.