Jeff Charest i bie çiftelisë për mrekulli, ai po doktoron për instrumentin shqiptar

17 Nëntor, 2018 - 7:34 pm

Jo vetëm shqiptarët e njohin dhe e përdorin instrumentin e çiftelisë, ky instrument pëlqehet shumë edhe nga të huajt, madje ka prej atyre të cilët kanë vendosur edhe të doktorojnë në instrumentin e çiftelisë, shkruan KultPlus.

Jeff Charest, është një prej tyre. Ai aktualisht po bën doktoratën e tij për instrumentin çifteli por gjithashtu ai e di se si ti bije.

Para të pranishmëve ai fillon duke dhënë një histori të shkurtër rreth instrumentit .

“Ky është një instrument shqiptar i vjetër, përdoret shumë në Shqipërinë e Jugut dhe në Kosovë. Çiftelia është një instrument tipik shqiptar. Është e ndërtuar nga druri dhe ka një formë të zgjatur. Ka vetëm dy tela prej nga edhe e ka marrë emrin “Çift” dhe “Tela” d.m.th. dy tela çift. Më së shumti përdoret teli i poshtëm. Telat shpesh janë të akorduar ne E dhe B”, ka treguar Jeff rreth prejardhjes dhe ndërtimit të këtij instrumenti shqiptarë.

Pas këtij rrëfimi, Jeff fillon t’i bijë çiftelisë në mënyrë të mrekullueshme e ku performanca e tij u pasua me duartrokitje.

Më poshtë po ju sjellim videon e plotë. /KultPlus.com

.

Të ngjajshme