13 Shkurt, 2018 - 6:02 pm
“Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi. Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”.
Kësisoj ka shkruar në rrjetin social Facebook Kadri Veseli, i cili e ka vizituar Demaçin në këto ditë feste të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Adem Demaçi është shkrimtar dhe lider i të burgosurve politik shqiptar. Më 19. 11. 1958, në Prishtinë, “në emër të popullit” Adem Demaçi u arrestua nga qeveria autoritare e Josip Broz Titos. / KultPlus.com