17 Tetor, 2019 - 6:31 pm
Kalaja e Vjetër në Vushtrri është njëri ndër monumentet më të vjetra të trashëgimisë kulturore në qytetin e Vushtrrisë.
E rindërtuar disa herë, ajo ka arritur të mbijetojë deri më sot. Historianët shqiptarë thonë se kalaja u ndërtua gjatë periudhës së hershme Iliro-Dardane.
Mirëpo, së fundi, Instituti për Mbrojten e Monumenteve, Kalanë e Vushtrrisë ka vendosur që t’ia lë nën shfrytëzim biznesmenit Mentor Salihut, i cili ka pretendime qe Kalanë ta kthej në restaurant, shkruan KultPlus.
Jo shumë kohë më parë, qytetarët e Vushtrrisë protestuan që ky monument mos të shfrytëzohet për asnj veprimtari biznesore.
Bashkangjitur gjeni fotot e këtij vendimi. /KultPlus.com