1 Gusht, 2018 - 6:43 pm
“Karvani i Ballkanit”, i organizuar nga Fondi i Promovimit të Kryeministrisë, Komuna e Kyqykçekmexhesë, Instituti Junus Emre dhe Universiteti Trakya, së shpejti po vjen në Kosovë, përcjellë KultPlus.
Karvani niset nga Turqia, në Sarajevë, në Mostar, në Budva, në Tiran, në Ohër , në Gostivar dhe do të vazhdojë për Kosovë.
Më 3 gusht në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, ndërsa më 4 gusht në Mamushë, do të bëhet promovimi i punimeve artizanale turke si: vallet folklorike nga rajonet e ndryshme të Turqisë, shfaqje teatrale të Haxhivat dhe Karaxhozit, shfaqjet e semazeneve, punime të ebrusë, qelqit dhe bakrit.
Përveç të tjerash do të shërbehet kafe turke, ëmbëlsira osmane, pambuk sheqer dhe sherbet./KultPlus.com