‘Katunar e sheherli’ një interpretim i bukur nga Hashim Shala (VIDEO)

19 Shtator, 2018 - 6:30 pm

Rapsodi i njohur kosovar Hashim Shala i cili ndërroi jetë sot në moshën 82 vjeçare, pas vetës ka lënë një thesar të çmuar me këngë, shkruan KultPlus.

Në listën e gjatë të këngëve të cilat ai i këndoi, ne po ju sjellim këngën “Katunar e sheherli’, këngë të cilën e këndoi bashkë me Tahir Drenicën në një odë të mbushur me burra, ku siç e donte zakoni në atë kohë në kulmin e atmosferës nuk mungon edhe gjuajtja me armë.

Teksti i këngës:

Hashimi…
Une jam o sheherli
Rri me gra e rri me femi
Hiç s’merzitna per burrni
Dal shetitna neper çarshi
Shyqyr s’jam o katunar
Me u livdue se jam i par
O bajraktar

Tahiri…
Une jam o katunar
Besa bes edhe krenar
Burr ne ode puntor ne are
S’rri me gra o as me fmi
S’e duroj mizen me u ndi
Rri kamkryq n’kull me dai
O me dai

Hashimi…
Une jam o sheherli
Naten rri e diten fli
Ha jemeqe turli turli
Dal shetitna neper çarshi
Hiç s’merzitna per bujqsi
Katunari kto pun i din
Kto pun i din

Tahiri…
Une jam o katunar
Katunar jom burr konaku
Se çeshtu mue ma mban oxhaku
Shka e flas o edhe mbaj
Une gruen si ti s’e ngoj
Sheherli s’jam petullan
Çka i thot gruja qyqjan e ngon
O qyqjani e ngon

Hashimi…
Sheherli jam dhe kam marakun
Hiç pa shybe Zot lillakun?
Jo s’pritoj me zgidh lulakun
Pa iz t’grues nuk e shkeli pragun
Une gruen o fort e ngoj
Katunar s’jam mendemadh
Ani çka mendemadh

Tahiri…
Katunar jam edhe vdes
Punt e liga o i kam ves
Shka e flas o edhe e boj
Punt e mija vet i pleqnoj
Sheherlis o çka me i than
S’osht per borxh qyqjan as per derzan
O as per derzan

Sebashku…
Me na fal more vllazni
U mahitem na te dy
Deshtem pak me u shti me kesh
Se n’ket jet ngushtohem shpesh
Se nkete jete ngushtohmi shpesh
me fol drejt pa mahi
sot si ne sheher si ne katun e ki.

https://www.youtube.com/watch?v=FB0n78G3KNU

Të ngjajshme