29 Gusht, 2018 - 11:20 pm
Aferdita Bano
Pak ditë na ndajnë nga përfundimi i verës dhe mendimeve që na kanë shoqëruar gjatë këtyre muajve të nxehtë.Kush është nënë më kupton,mendimet qe mbizoteronin ishin se si do mbushnim ditët e fëmijëve tanë?Te cila gjyshe do ti linim gjatë orarit të punës?Por vera dhe pushimet janë tepër të rëndësishme sidomos për prindërit e fëmijëve të vegjël. Mu desh një verë e gjatë pa pushime për të menduar. Një shoqe mbrëmë më tha dicka që më ngriu zemrën.
–Nëse e mendon mirë kemi vetëm 18 vera qe mund të kalojmë me fëmijët tanë. Në atë moment më shtrëngoi dicka në kraharor mendova se vajza ime e madhe është 11 vjec dhe na ngelen vec 7 per te qënë të gjithë së bashku.
Edhe 7 vera të tjera për të zhytur këmbët në rërën e nxehtë e për të bërë gara noti.Edhe 7 vera të tjera për të qëndruar shtrirë mbi tapet për të parë të gjithë sëbashku filmin e mesditës , ku do ndajmë të gjithë sëbashku të njëjtën cati, do krijojmë kujtime të cilat shpresoj do ti ruajmë me dashuri.
Edhe 7 vera kanë mbetur për të eksploruar vende të reja,të përjetojmë ndjesi të reja edhe nëse nuk udhëtojmë larg qytetit tonë.7 vera kanë mbetur për tu zhytur në pishina e për të rrëshkitur në akuaparqe,për të parë filma në kinema e për të udhëtuar me anije,avione pa harruar të marrim me vete kremin e diellit dhe atë kundër mushkonjave.
Edhe 7 vera para se te më dërgojë foto nga udhetimet e saj nepër botë larg nesh me miqtë e rinj që jeta do ta përballë. Sigurisht që pavarsia e saj vec do më lumturojë por këto 7 vite e vera që do vijnë do përpiqem ti mbush plot kujtime të lumtura, sepse koha fluturon shpejt…shumë shpejt./KultPlus.com