14 Shkurt, 2018 - 8:47 pm
Janë të shumtë shqiptarët e Kosovës të cilët gjatë viteve të 80-ta janë dënuar me burg vetëm nëse në veturë apo shtëpi u është gjetur ndonjë kasetë me këngën e Gëzim Nikës – “N’Dardani bjen nji tupan”.
Veç burgut, të njëjtit për këtë këngë edhe janë rrahur e maltretuar fizikisht e psiqikisht, pasi kënga ishte futur nga regjimi serb në listën e këngëve “nacionaliste” e cila sipas pushtetit okupator nxiste irredentizmin tek shqiptarët e Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=26&v=J1NPowJu_Yc
Gëzim Nika është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar, i lindur në Tropojë. Vitin e kaluar u festua 35 vjetori i karrierës muzikore të Nikës. / KultPlus.com